Varianti i ri i Covid ka rritur frikën te shkencëtarët se mund të shmangë mbrojtjen nga vaksinat. Varianti B.1.1529, i cili së shpejti mund të quhet Nu, mbart 32 mutacione nga të cilat shumë janë më të transmetueshme dhe rezistente ndaj vaksinave, shkruan Evening Standard
Deri më tani, vetëm 10 raste të variantit janë regjistruar në mbarë botën, por tashmë është identifikuar në tre vende. Rastet e para u zbuluan në Botsvanë, të ndjekur nga gjashtë raste të tjera në Afrikën e Jugut dhe një në Hong Kong që përfshin një udhëtar që po kthehej nga Afrika e Jugut.
Sipas shkencëtarëve ku virus ka shumë ndryshime në proteinën e tij dhe ndoshta mund të ketë dalë nga një person i infektuar me SIDA. Profesor Francois Balloux tha: “B.1.1529 është një variant i ri që është gjetur në Botsvanë që mbart një plejadë të pazakontë mutacionesh.
“Duke pasur parasysh numrin e madh të mutacioneve që ka akumuluar në dukje në një shpërthim të vetëm, ka të ngjarë të evoluojë gjatë një infeksioni kronik të një personi të imunokompromentuar, ndoshta në një pacient me HIV/AIDS.”
Ai tha se varianti është i vështirë të parashikohet në këtë fazë. Ai madje sugjeroi se ky variant i ri nuk njihet nga sistemi imunitar i personave të infektuar nga variantet Alfa ose Delta. Mutacionet kryesore të variantit të Botsvanës përfshijnë E484A, K417N dhe N440K, të cilat mund t’i shpëtojnë antitrupave, raporton abcnews.al
Mutacioni N501Y është gjithashtu shqetësues dhe përshpejton përhapjen e virusit. Prof Ewan Birney, Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i Laboratorit kryesor Europian të Biologjisë Molekulare dhe Drejtor i Institutit Europian të Bioinformatikës, tha: “Dëshmitë e hershme nga mbikëqyrja gjenomike në Afrikën e Jugut sugjerojnë se B.1.1.529 është një arsye për tu shqetësuar.
“Të armatosur nga përvoja jonë dhe të kuptuarit e varianteve Alfa dhe Delta, ne e dimë se veprimi i menjëhershëm është shumë më i mirë se veprimi i vonuar. Mund të rezultojë që ky variant mos të jetë një kërcënim aq i madh sa Alpha dhe Delta, por pasojat mund të jenë serioze.
“Masat për të parandaluar përhapjen e këtij varianti shqetësues përfshijnë zbatimin e masave të duhura të testimit dhe karantinimit, pezullimin e udhëtimeve ndërkombëtare nga Afrika e Jugut dhe monitorimin e varianteve qarkulluese të SARS-CoV-2.
/abcnews.al