Mutacioni i ri, Italia mbyll kufijtë

schedule10:56 - 26 Nëntor, 2021

schedule 10:56 - 26 Nëntor, 2021

Italia ka pezulluar udhëtimet nga Afrika e Jugut dhe hyrjen në vend për të gjithë udhëtarët të cilët kanë vizituar Afrikën gjatë 14 ditëve të fundit, për shkak të përhapjes së variantit të ri të koronavirusit Botsvana, i cili po shkakton shqetësim global.

Ministri i shëndetësisë i vendit, Roberto Speranza, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që ndalon të gjithë udhëtarët që kanë vizituar Afrikën  Jugut gjatë 14 ditëve të  fundit,  të hyjnë në vend, raporton abcnews.al

“Shkencëtarët tanë po shqyrtojnë variantin e ri B.1.1.529. “Ndërkohë ne do të marrim masat e nevojshme menjëherë”, tha Speranza.

Në të njëjtën kohë, BE planifikon të pezullojë fluturimet nga  Afrika e Jugut, ndërsa sot gjithashtu pritet një mbledhje e shkencëtarëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të diskutuar ndikimin që do të ketë  ky variant te vaksinat ekzistuese dhe trajtimet kundër Covid.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!