Një klient ka befasuar punonjësit në një furrë buke në Nebraskë. Kjo pasi porosia e tij kushtonte vetëm 5 dollarë, ndërsa ka lënë bakshish 2 mijë dollarë.
“I thash: ‘Ka një gabim këtu, keni lënë shumë bakshish’. Edhe ai shtoi: ‘Nëse nuk e shtyp OK, do ta bëj unë’, treguan nga furra Omaha, të cilët e postuan në Facebook foton e faturës.
Ndërsa pronarja, Michelle Kaiser, tha se bakshishi do të ndahet me punëtorët e dyqanit./abcnews.al