Amerika e Jugut e ka përcjellë Evropën dhe e ka hequr rregullin e golit si jashtë fushe në garat për klube, përfshirë edhe ato prestigjioze si “Copa Libertadores” dhe “Copa Sudamericana”.
Trupi qeverisës i futbollit të Amerikës së Jugut, CONMEBOL, e bëri të ditur këtë vendim të enjten. UEFA e kishte marrë të njëjtin vendim në qershor.
“Nga ky moment, çdo gol në garat e CONMEBOL-it do ta ketë të njëjtën vlerë, golat e shënuara nga skuadrat jashtë fushe nuk do ta kenë vlerën si më parë. Me këtë vendim synohet drejtësi më e madhe në sport”, ka thënë trupi qeverisës në rrjetet sociale.
Në këtë vit, rregulli i golit si jashtë fushe ishte çelësi i suksesit për kampionin Palmeiras të Brazilit për të shkuar në finale të “Copa Libertadores” në Montevideo. kundër Flamengos, po ashtu nga Brazili. /abcnews.al/