Kanye West ka pranuar se nuk ka qenë një bashkëshort i mirë për Kim Kardashianin, por ka thënë se “Zoti do ta t’ia kthejë atë sërish”. Reperi e ka bërë këtë deklaratë në kohën kur po flitet për një lidhje dashurie të ish-bashkëshortes së tij me aktorin, Pete Davidson.
Së fundmi, Kanye ishte në një ngjarje në Los Anxhelos ku para së të largohej kishte marrë mikrofonin në dorë dhe kishte nisur të fliste për familjen. Ai dëgjohet duke thënë se nuk do t’i lejojë mediat sociale që të shkruajnë rrëfimin e familjes së tij.
“Rrëfimi që Zoti dëshiron është që ju të shihni se gjithçka mund të shpengohet dhe në të gjitha këto marrëdhënie ne kemi bërë gabime. Unë kam bërë gabime. Publikisht kam bërë gjëra që nuk janë të pranueshme si një bashkëshort. Jam këtu për ta ndryshuar atë rrëfim. Nuk do të lejojë që E! të shkruajë rrëfimin e familjen sime. Nuk do të lejojë Hulun që të shkruajë rrëfimin e familjes sime”, ka thënë 44-vjeçari duke aluduar në dy shërbimet e transmetimit, E! dhe Hulu.
Ish-çifti kanë bashkë katër fëmijë: North 8 vjeç, Saint 5 vjeç, Chicago 3 vjeç dhe Psalm 2 vjeç./abcnews.al