Nga Ajgena Korbi
Dy vjet pas tërmetit tragjik që goditi vendin Shqipëria ka hartat e reja të rrezikut sizmik bazë për mënyrën sesi duhet ndërtuar në zona të caktuara të vendit.
Në to bie në sy riaktivizimi i aktivitetit në jugperëndim në pjesën qendrore dhe më pak në veri të territorit.
Tërmeti nxori në pah mungesën e vlerësimit të inpaktit sizmik në zona të caktuara.
Sizmologu Edmond Dushi tregon se hartat janë përgatitur nga specialistët e Institutit të Gjeoshkencave me ekspertizë ndërkombëtare.
Ato pasqyrojnë studime mbi 10 vjeçare të të dhënave të lëkundjeve sizmike në vend.
Ndërkohë sfidë për ndërtime cilësore sipas sizmologut Llambro Duni mbetet kontrolli nga projekti deri tek zbatimi i tij.
Shqipëria konsiderohet një vend sizmik ndërsa zonë me rrezik të lartë ekspertët cilësojnë atë nga Vlora në Dibër, pllakën adriaktiko- joniane.
Burim që duhet mbajtur në monitorim është zona e Durrësit ku u regjistrua goditja me magnitudë 6.4 e shkallës Righter 26 nëntorin e 2019
Nga tërmeti i 2 viteve më parë humbën jetën 51 persona, u plagosën mbi 1 mijë të tjerë dhe u shkaktua 985 milion euro dëm material./abcnews.al