Shteti afrikan Malawi sipas “BBC” i ka kërkuar boksierit Mike Tyson që të bëhet ambasadori i tyre i kanabisit. Ministri i Bujqësisë Lobin Low i ka dërguar një letër Tyson kur i kërkon që të pranojë rolin. Ai deklaroi që legalizimi ka krijuar mundësi të reja për vendin.
Tyson është një ish kampion i peshave të rënda që ka investuar në ferma kanabisi në SHBA. Kërkesa që i është bërë ish kampionit të botës është kritikuar nga disa njerëz për shkak se ai është burgosur në vitin 1990 për akuzën e sulmeve seksuale. Malawi është i vetëm në këtë industri komplekse dhe kërkon bashkëpunim për këtë arsye ju kemi zgjedhur ambasador të kanabisit të Malawit shkruante në letrën e tij ministri i Bujqësisë.
Zoti Low deklaroi që “Shoqata Amerikane e Kanabisit” po ndihmon në arritjen e një marrëveshje me Mike Tyson. Drejtuesja e degës së Malawit për këtë shoqatë Wezi Ngalamila tha për “BBC” se Tyson e ka pranuar kërkesën dhe pritet që së shpejti ai të vizitojë vendin. Autoritet legalizuan prodhimin dhe përpunimin e kanabisit për arsye shëndetësore vitin e kaluar por ndaluan përdorimin personal të tij.
Ministria e bujqësisë ka inkurajuar fermerët që të prodhojnë kanabis për motive shëndetësore dhe kërp për motive industriale. Zëdhënësi i qeverisë Gracian Lungu i tha “AFP-së” që ata presin që ish boksieri të tërheqi investitorë dhe blerës potencial. Tyson ka deklaruar që kanabisi e ka ndihmuar shëndetin e tij mendor dhe që të ndryshojë jetën.
Disa studime kanë treguar që pirja e kanabisit ndikon në krijimin e sëmundjeve mendore. “Qendra Publike për Llogaridhënie” në Malawi e kritikoi vendosjen e ish kampionit të botës si ambasador për shkak të krimeve të tij të mëparshme.
Tyson është dënuar në vitin 1992 në Indiana për akuzën e përdhunimit. Ai u lirua në 1995. Drejtori i këtij grupi të shoqërisë civile deklaroi që nuk e kupton këtë vendim të qeverisë ku pjesë e axhendës së qeverisë është dhuna ndaj grave. / abcnews.al