Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zjarr në një banesë në Elbasan, 85-vjeçari në gjendje të rëndë për jetën

schedule14:05 - 25 Nëntor, 2021

schedule 14:05 - 25 Nëntor, 2021

Një banesë në fshatin Kuqan të Elbasanit është përfshirë nga flakët këtë të enjte. Policia bën me dije se për pasojë është dëmtuar 85-vjeçari me iniciale N.K., i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.  Paraprakisht dyshohet se ngjarja është aksidentale.

“Më datë 25.11.2021, rreth orës 12:15, në fshatin Kuqan, Elbasan, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N. K. Si pasojë është djegur pjesërisht banesa dhe është dëmtuar nga flakët shtetasi N. K., 85 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.  Nga veprimet hetimore paraprake të kryera dyshohet se ngjarja është aksidentale”, njofton policia.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!