Rritja e rasteve me Covid-19, Italia merr masa të reja

schedule12:36 - 25 Nëntor, 2021

schedule 12:36 - 25 Nëntor, 2021

Italia ka marrë të reja dhe ka zgjatur mandatet e vaksinimit, pas rritjes së rasteve. Qeveria miratoi një dekret duke kërkuar dëshmi të vaksinimit ose shërimit në pjesën më të madhe të jetës publike duke filluar nga 6 dhjetori.

Po kështu nëse dëshironi të hyni në barë, restorante apo të merrni pjesë në evente publike do të duhen të kenë një certifikatë vaksinimi. Rregullat do të zbatohen në nivel kombëtar deri më 15 janar. Më pas, rregullat do të zbatohen vetëm në rajonet me rrezik më të lartë.

Që nga 15 dhjetori, personat që punojnë në shkolla, policët, ushtarët dhe punonjësit e administratës shëndetësore duhet të vaksinohen kundër Covid-19. Punonjësit e kujdesit shëndetësor, të cilët kanë nevojë për një vaksinë që nga prilli, do të duhet të marrin një vaksinë përforcuese.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!