Marina Vjollca zbulon emrin e vajzës dhe ndan foton e parë pas lindjes, ku e solli në jetë vogëlushen

schedule12:27 - 25 Nëntor, 2021

schedule 12:27 - 25 Nëntor, 2021

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi kanë ndarë imazhet e para vetëm pak orë pasi u bënë prindër për herë të parë. Marina dhe reperi publikuan të njëjtin imazh, shoqëruar me fjalë të njëjta. Në foto shihen duart e moderatores dhe Getoarit duke mbajtur dorën e vockël të saj.

Krahas fotos, ata konfirmuar edhe emrin Marget, që aludohej prej kohësh në media. “Faleminderit Zotit që na bekoi me një engjëll si ti, Jeta jonë. MARGET SELIMI 24/11/2021”, ka qenë mbishkrimi me të cilën i kanë shoqëruar fotot në Instagram.

Marina ka zgjedhur që Margetin ta sjellë në jetë në spitalin Amerikan 3 në kryeqytet. Ajo është ndjekur nga Dr. Ana Sula deri në ditën e fundit kur u bë nënë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!