Protestat kundër qeverisë së Erdoganit vazhduan në qytetet kryesore turke gjatë natës të së mërkurës mbrëma, mes një rënieje të vazhdueshme të lirës turk dhe situatës ekonomike të vendit.
Pamjet janë të paprecedentë ndërkohë që ka gjithashtu mungesë të mallrave bazë dhe medikamenteve, në kohën kur në pikat e karburantit ka pasur radhë makinash, për shkak të rritjes së çmimit të karburanteve. Qytetarët po protestojnë kundër rënies dramatike të kursit të këmbimit, i cili që nga fillimi i vitit ka humbur rreth 43% të vlerës së tij duke sjellë një ulje drastike të fuqisë së tyre blerëse.
Ka pasur tensione në zonën e Makam Moutlu në Ankara, me protestuesit që mbanin pankarta për varfërinë dhe krizën financiare dhe forcat e policisë që shpërndanin protestuesit. Ka pasur mobilizime edhe nga studentët e Universitetit Teknik të Lindjes së Mesme në kryeqytetin turk, ku mbizotëronte slogani: “Qeveria të japë dorëheqjen”.
Demonstrata u zhvilluan edhe në qytetet Mersin dhe Samsun, ku mbizotëruan sloganet antiqeveritare dhe tensionet u përshkallëzuan.
/abcnews.al