Edhe zyrtarisht sot ka nisur procesi i tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri.
Në ceremoninë e zbulimit të pllakës me mbishkrimin “Ministria e Mbrojtjes”, ka marrë pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj.
Ai ka uruar për zbulimin e pllakës dhe fillimin e tranzicionit te ushtrisë.
Nga ana e tij, ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha tha se që nga sot zyrtarisht fillon tranzicioni i ushtrisë.
“Që nga sot ndryshon emërtimi i ministrisë. Dua të falënderoj të gjithë që kontribuuan në formimin e ushtrisë. Sot është dita ku zyrtarisht fillon tranzicioni i ushtrisë i cili do të zgjas 10-vjet”.
“Ky tranzicion do të zgjas 10 vite dhe i tërë procesi do të jetë gradual dhe transparent. Ushtria do të jetë forcë multietnike”, ka deklaruar ai. /klan kosova