Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, këtë të enjte në fjalën e saj në kuvend ka propozuar tre amendamente që mund të vijnë në ndihmë të fermerëve.
Kryemadhi është shprehur se ne e dimë që gjendja e fermerëve është e vështirë dhe konkurrenca që kanë me vendet e rajonit është e madhe ndaj kërkojnë më shumë politika mbështetëse.
“Fermerët shqiptarë janë në një situatë të vështirë, bujqësia është një ndër sektorët më të vështirë dhe konkurrenca duke parë vendet e rajonit është shumë e lartë. Zhvillimi rural duke mbështetur prodhimin agrikultura. Kryeministri ka bërë një reklamë për mbështetjen e fermerëve por që një gjë e tillë nuk është e vërtetë. Rritja e TVSH e menjëhershme do të ketë një inpakt të drejtpërdrejtë jo vetëm në rritjen e çmimit të fermerëve por dhe në xhepin e fermerëve. Një nga pikat e tjera është dhe shfuqizimi i pikës C që bën që të gjithë fermerët do të jenë të detyruar të paguajnë më shumë për blerjet që ju duhen për punën e tyre. Një tjetër për tu diskutuar është dhe heqja e TVSh për ato që kanë investime mbi 500 milionë Euro”, ka thënë Kryemadhi. /abcnews.al