Skenari për të mashtruar policinë ka shkuar keq për një 42-vjeçar në Tepelenë. Ai ka marrë në telefon uniformat blu duke deklaruar se i kanë vjedhur paratë në banesë.
Menjëherë policia i ka shkuar në shtëpi për të nisur hetimet në lidhje me denoncimin e tij.
Gjatë kontrollit, ata kanë gjetur një sasi të vogël lënde narkotike cannabis sativa dhe 219 fishekë model 56. 42-vjeçari është vënë në pranga.
Tashmë ai do të hetohet nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për tre vepra penale, “Kallëzim i rremë”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit. m.v/Abcnews.al