Keanu Reeves ka adresuar thashethemet se është i martuar me Winona Ryder. Në vitin 1992, aktori u shfaq së bashku me Ryder në “Dracula”, ku xhiruan një skenë martesë me një prift rumun. Vite më vonë, ai pohoi në një intervistë për Entertainment Weekly, se martesa ishte e vërtetë.
“Ne në fakt u martuam në “Dracula””, tha Ryder për Entertainment Weekly në 2018, duke shtuar: “Jo, betohem në Zot, mendoj se jemi të martuar në jetën reale.” Ryder ka pohuar gjithashtu se të dy në fakt u martuan në një kishë ortodokse në Los Anxhelos.
Ai ka folur edhe një herë se janë të martuar, duke thënë gjatë një videoje për Esquire: “Winona thotë se jemi të martuar. Coppola thotë se jemi. Kështu që mendoj se jemi të martuar… nën sytë e Zotit.“, është shprehur aktori. /abcnews.al