Reperi i njohur shqiptar, Gold AG ka ndihmuar në furnizimin e një fshati të varfër në Indonezi me ujë.
Lajmi u bë i ditur nga vetë reperi i cili ndau edhe një video që u bë gjatë punimeve për hapjen e pusit.
Si donator i hapjes së pusit të ujit është vendosur emri i të birit të Gold AG-së, Gueril pasuar nga emri i reperit, Arian Agushi. Kjo në fakt, erdhi si dhuratë nga menaxheri i tij Granit Hyseni si dhuratë për ditëlindjen e parë të djalit të tij. Me 28 nëntor, Guerili mbush një vit.
Në videon e shpërndarë në llogarinë e tij në Instagram, reperi shkruan:
“Vllau jem @granithysenii ma paska bo dhuratë për 1 vjetorin e djalit tem Guerilit. Vërtetë u mbush zemra me dashni dhe falenderim për te. Ndoshta mu nuk më ishte kujtu me ja bo atij, po si do qoftë lus Allahun që sa më shpejtë edhe ai të gëzohet e furnizohet me evlad, e kjo dhuratë ju boftë Xhenet gjithë familjes së tij. Faleminderit Granit ta kthefsha me t’mira e mos ta harrofsha. Gëzimi i këtyre në Indonezi dhe buzëqeshja në fytyrat e tyre, reflektoftë gjithmonë në fytyrën tënde. FALEMINDERIT”./abcnews.al
View this post on Instagram