Kjo komunë do japë ndihmë financiare për familjet e viktimave të aksidentit në Bullgari

schedule11:31 - 24 Nëntor, 2021

schedule 11:31 - 24 Nëntor, 2021

Komuna e Gazi Babës në Maqedoni të Veriut do japë ndihmë financiare për familjet e viktimave të aksidentit në Bullgari. Kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, sot ka dorëzuar propozim-vendim për dhënien e ndihmës financiare për familjet e viktimave të aksidentit të trafikut që ndodhi në Bullgari, ku humbën jetën 46 persona, shumica shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.

Sipas informacioneve nga komuna, kryetari i komunës ka dorëzuar kërkesën për mbajtjen e seancës në Këshillin Komunal.

Në këto momente të vështira zie në Republikën e Maqedonisë, solidariteti dhe humanizmi duhet të jenë udhërrëfyes për të gjithë ne. Për këtë qëllim, sot në mëngjes i kam dorëzuar një kërkesë kryetares së Këshillit të Komunës së Gazi Babës, Diana Ilievska, që të mbahet seanca e Këshillit, në të cilën propozoj vendim për dhënien e ndihmës financiare për familjet e viktimave të aksidenteve të trafikut në Bullgari”, tha kryetari Stefkovski.

Gazi Baba me këtë vendim do t’i bashkohet aksionit humanitar të organizuar nga Kryqi i Kuq për ndihmë financiare për familjet e viktimave.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 3:00 të mëngjesit të kësaj të Marte në autostradën Struma, rreth 60 kilometra larg Sofjes.  Në një lidhje direkte me “Radari Informativ” në ABC gazetari Isen Sali ka deklaruar se janë disa teza rreth shkakut që mund të ketë çuar në tragjedinë në të cilën humbën jetën edhe 11 fëmijë. Shkak për incidentin deri më tani mund të jetë bërë një gabim njerëzor i shoferit ose sinjalistika jo e mirë në rrugë.

Sakaq zëdhënësja e Prokurorisë së Bullgarisë, Sijka Mileva për TV21 ka njoftuar se prokuroria bullgare nesër do të dalë me informacionet e para për aksidentin tragjik ku humbën jetën 45 persona dhe u lënduan 7 të tjerë.

“Nesër, në ora 11 do të ketë paraqitje para mediave për hetimin për tragjedinë”, tha ajo.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!