Kompania amerikane Blue Origin njoftoi se ka planifikuar misionin tjetër të turizmit hapësinor me 9 dhjetor, një fluturim në të cilin mund të marrë pjesë një person i njohur : Michael Strahan.
Strahan tha se atij do t’i bashkohet Laura Shepard Churchley, babai i së cilës Alan Shepard ishte amerikani i parë që fluturoi në hapësirë, si dhe katër klientë: investitorët Dylan Taylor dhe Evan Dick, dhe themeluesi i Bess Ventures, Lane Bess dhe një nga fëmijët e tij Cameron Bess. i cili do të jetë çifti i parë prind-fëmijë që do të fluturojë së bashku në hapësirë.
JUST IN: @michaelstrahan is going out of this world – literally! – and will be flying on @BlueOrigin’s #NewShepard rocket on December 9! https://t.co/zubchTcMg9 pic.twitter.com/mwVqRQ7HAB
— Good Morning America (@GMA) November 23, 2021
Në pamjet e transmetuara në “GMA”, shihet Strahan duke provuar kostumin e tij hapësinor. Në disa javë para nisjes, Strahan do të marrë pjesë në konferenca dhe trajnime të sigurisë në objektin e nisjes së Blue Origin në Teksas.
Ashtu si fluturimet e mëparshme të Blue Origin, Strahan dhe shokët e tij të ekuipazhit do të jenë në bord për rreth 10 minuta.
/abcnews.al