Blue Origin dërgon në hapësirë aktorin e njohur 90-vjeçar, bëhet njeriu më i vjetër që “lë” Tokën

schedule18:08 - 13 Tetor, 2021

schedule 18:08 - 13 Tetor, 2021

Kompania Blue Origin ka dërguar në hapësirë William Shatner-in me raketën e tyre New Shepard NS-18.

Aktori 90-vjeçar bëhet kështu personi më i vjetër që ka udhëtuar në hapësirë, duke thyer rekordin e vendosur nga 82-vjeçari Wally Funk i cili ishte pjesë e ekuipazhit që u dërgua në hapësirë në korrik.

“Të gjithë në Tokë duhet ta shohin këtë,” u shpreh Shatner pasi u kthye në Tokë.

“Është e pabesueshme…shpresoj që të mos ta harroj  kurrë. Shpresoj ta mbaj mend këtë që po ndjej tani. Është shumë më e madhe se unë dhe jeta ime.”

Nisja e raketës u vonua disa herë për shkak të motit me erë në bazën e Blue Origin në Teksasin Perëndimor, por më në fund anija kozmike mundi që të shkëputej nga toka në 9.50 të mëngjesit me orën lokale. /abcnews.al/