Kristjan Asllani “show”, shënon dy gola ndaj Crvena Zvezda në UEFA Youth League

schedule21:17 - 23 Nëntor, 2021

schedule 21:17 - 23 Nëntor, 2021

Kristjan Asllani ka “pickuar” dy herë serbët e Crvena Zvezda me Empolin U19, në ndeshjen e UEFA Youth League.

Mesfusori i Shqipërisë U21 i ëshët gëzuar kualifikimit, pas triumfit 5-0 të arritur sot në ndeshjen e kthimit që u luajt në Itali.

Asllani shënoi golin e dytë dhe të katërtin në këtë ndeshje dhe në fund festoi bashke me shokët e skuadrës kualifikimin në raundin e tretë të këtij kompeticioni. / abcnews.al