Shehaj kontrolloi firmat, reagojnë degët 5 dhe 7 të PD: Show mediatik, interesi i tij protagonizmi personal

schedule16:44 - 23 Nëntor, 2021

schedule 16:44 - 23 Nëntor, 2021

Degët 5 dhe 7 të Partisë Demokratike kanë reaguar pasi ish-kandidati për kryetar të partisë Agron Shehaj shkoi në zyrën e Edi Palokës për të verifikuar firmat në formularët e mbledhur nga Sali Berisha. Këto degë të PD, veprimet e Shehajt i cilësojnë si një show mediatik ndërsa shtohet se deputeti demokrat tregoi se interesi i tij i vetëm është protagonizmi personal.

Sipas PD, Shehaj dështoi që të verifikojë firmat e demokratëve, sepse shtohet në reagim, ai nuk njeh bazën e partisë “dhe nuk e respekton”

“Si drejtues politik i degëve 5 dhe 7 në Tiranë, Agron Shehaj nuk ka bërë asnjë takim me demokratët që prej ditës që u zgjodh deputet. PD në degën 5 dhe 7 në Tiranë e kudo ka vendosmërinë për të mos lënë demokratët në baltë dhe të mos lejojë nëpërkëmbjen e dinjitetit të tyre,” thuhet më tej në reagim.

DEKLARATË E PERBASHKËT E DEGËVE 5 DHE 7 TË PARTISË DEMOKRATIKE TIRANË

“Show mediatik i Agron Shehajt me demokratët konfirmoi se interesi i tij i vetëm është protagonizmi personal. Agron Shehaj dështoi të verifikojë firmat e demokratëve, sepse ai as nuk e njeh bazën e partisë, as nuk e respekton atë. Si drejtues politik i degëve 5 dhe 7 në Tiranë, Agron Shehaj nuk ka bërë asnjë takim me demokratët që prej ditës që u zgjodh deputet.

PD në degën 5 dhe 7 në Tiranë e kudo ka vendosmërinë për të mos lënë demokratët në baltë dhe të mos lejojë nëpërkëmbjen e dinjitetit të tyre. Ne jemi në krah të demokratëve dhe interesit të Shqipërisë, me misionin e vetëm për rrëzimon e regjimit të Edi Ramës dhe rikthimin e PD në pushtet.”

Agron Shehaj shkoi më herët gjatë ditës së sotme në zyrën e Palokës për të verifikuar firmat e depozituara nga ish-kryeministri Sali Berisha për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të partisë.

Në orën 15:00 ashtu siç edhe e kishte paralajmëruar, në prani të kamerave, deputeti demokrat  shkoi në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar dhe pasi numëroi fletët dhe firmëtarët për degët ku edhe është drejtues politik, në degën nr.5 dhe 7 në Tiranë, Shehaj telefonoi disa prej anëtarëve të PD-së.

Shehaj i pyeti nëse kishin firmosur për thirrjen e Kuvendit nga lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe nuk mori asnjë përgjigje negative. /abcnews.al/