Indigjenët e Groelandës i kërkojnë dëshmpërblim Danimarkës pas dështimit të eksperimentit social

schedule16:27 - 23 Nëntor, 2021

schedule 16:27 - 23 Nëntor, 2021

Gjashtë qytetarë të Groenlandës i kërkojnë dëmshpërblim qeverisë daneze për shkak të dështimit të eksperimentit social të vitit 1951. Sipas BBC-së këta qytetarë janë të mbijetuarit e një grupi prej 22 fëmijësh që u morën nga shtëpitë e tyre për tu edukuar si danezë.

Fëmijët u vendosën në jetimore dhë nuk ju lejua kontakti me familjet. Avokati i tyre deklaroi që klientët e tij kërkojnë  një dëmshpërblim prej 37,800 dollarësh. Autoritetet daneze nuk kanë bërë asnjë koment deri tani për këtë çështje.

Kryeministrja Mette Frederiksen kërkoi falje vitin e kaluar në emër të kombit për këtë çështje. Një prej femijëve Helene Thiesen deklaroi për BBC që kërkimi i faljes do të thoshte gjithçka për të. Groenlanda është një territor autonom i mbretërisë se danimarkës që menaxhon në mënyrë të pavarur  monedhën,punët e jashtme dhe të mbrojtjes.

Këta fëmijë u morën me synimin e mordenizimit të këtij vëndi. Institucionet e asaj kohe i kërkuan priftërinjve dhe mësuesve të indetifikonin fëmijë që mund të edukoheshin sipas kultures daneze dhe më vonë të ishin një model për marrëdhëniet midis dy vendeve. Shumë familje e kundërshtuan këtë politikë, por në vitin 1951 anija MS Disko u nis nga porti i kryeqytetit Nuuk me 22 fëmijë në bord.

Helene Thiesen që tani është 70 vjeç deklaroi që e mori vesh vetëm në vitin 1996 arsyen pse ishte e marrë nga familja e saj. Ajo deklaroi që nuk arriti më të ndërtojë marrëdhënien me nënën e saj.