Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Nisin homazhet në nder të Hueyda El Saied në Tiranë, artistja do të prehet në Luksemburg

schedule15:35 - 23 Nëntor, 2021

schedule 15:35 - 23 Nëntor, 2021

Artistja e njohur shqiptare, Hueyda El Saied është ndarë nga jeta në moshën 46-vjeçare. Ajo vuante nga një sëmundje e rëndë dhe nuk ka mundur t’ja dalë dot mbanë.

LEXO EDHE: Ndërroi jetë në moshën 46-vjeçare, kush ishte Hueyda El Sayed, gruaja që provoi gjithçka në ekran

Mësohet se artistja do të prehet në Luksemburg, aty ku jetonte prej vitesh me bashkëshortin Thierry dhe djalin e vogël, Gabriel. Ndërsa homazhet në nder të artistes kanë nisur sot në orën 15:00 deri në 20:00 tek rruga e Dibrës pranë Medresesë.



Hueyda El Saied do të kujtohet gjithmonë si një nga vajzat më të qeshura të ekranit shqiptar. Ajo ishte një figurë e kompletuar, pasi ka arritur të shfaqet në shumë dimensione si balerinë, prezantuese, aktore dhe piktore.l.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!