Nga Ema Shazivari
Në infektiv çdo ditë shtrohen rreth 20 pacientë, pjesa më e madhe në gjendje të rënduar shëndetësore. Sipas infeksionistes Migena Qato, ka pasur një shtim të rasteve tek moshat e reja të cilat po paraqiten me insufiçencë respiratore dhe simptoma të tjera të rënda. Shkak mund të jetë varianti Delta.
“Numri i rasteve ka variuar nga 15 deri në 20 raste. Format mbi mesataren. Janë duke u trajtuar pacientë në gjendje vërtet kritike për jetën,” thotë ajo.
Çdo ditë po humbasin jetën moshat mbi 50 vjeç. Shkak është paraqitja vonë në spital, por edhe mungesa e vaksinimit, që tek moshat e reja është më shqetësuese.
Ekspertët e shëndetit nuk e përjashtojnë një rritje të rasteve me Covid. Ata bëjnë apel për vaksinim pasi pacientët që i kanë marrë dozat, pavarësisht shtrimit në spital kanë një ecuri më të mirë të sëmundjes. /abcnews.al