“Të desha si vëlla”, këngëtarja shqiptare dedikim prekës për familjen që u shua në Bullgari

schedule14:11 - 23 Nëntor, 2021

schedule 14:11 - 23 Nëntor, 2021

Këngëtarja shqiptare Ganimete Abazi ka reaguar pas aksidentit tragjik të ndodhur mëngjesin e sotëm në Bullgari ku ndërroi jetë edhe një familje me katër anëtarë.

Abazi ka zbuluar se kryefamiljari i cili humbi jetën bashkë me të shoqen dhe dy fëmijët e tyre binjakë, është djali i tezes së saj.

Statusi

Dhimbje, trishtim,lot!

Se kam mendu që kështu do ikni!

Sa të vështirë e kam tani me ardhë në Shkup e mos me ju taku!

Të pata djalë teze,por të deshta si vëlla o Avni

Do të na mungoni shumë!

Pushoni në parajsë engjujt e mi

/Abcnews.al