Pasi prezantoi projektin e Kampusit të ri Universitar kryeministri Edi Rama inspektoi punimet që po kryhen në konviktet e “Qytetit Studenti”. Rikontruksioni i konvikteve në “Qytetin Studenti” ka nisur nga hapësirat e përbashkëta.
Kryeministri Edi Rama pasi prezantoi projektin e Kampusit të ri Universitar inspektoi punimet që po kryhen këtu. Takoi një grup studentësh dhe ju tërhoqi vemëndjen për të lënë bojkotin dhe për t’iu rikthyer mesimit.
Sipas kryetarit të bashkisë së Tiranës 2 mijë dhoma kanë nevojë për ndërhyrje. Ndërkohë drejtoresha e “Qytetit Studenti” informoi Kryeministrin se te tjera hapësirs do të vihen në dispozicion të studentëve me largimin nga godinat të familjeve të cilat banojnë aty prej vitesh.
Sipas Kryeministrit Rama synimi i qeverisë është që brenda këtij mandati situata në konvikte të ndryshojë./abcnews.al