Buzëqeshja s’e “tradhtoi”, si e fshehu sëmundjen balerina shqiptare, mesazhi pas prerjes së flokëve

schedule10:54 - 23 Nëntor, 2021

schedule 10:54 - 23 Nëntor, 2021

Një betejë me një sëmundje të rëndë i mori jetë balerinës shqiptare me origjinë sudane Hueyda El Saied.

Buzëqeshja në fytyrën e saj nuk e kishte tradhtuar në asnjë moment dhe të paktën në radhët e publikut që kishte memorizuar portretin e saj edhe pas shkëputjes nga ekrani, nuk e kishin dalluar asnjëherë problemin që ajo kishte me shëndetin.

Por me një kthim pas në kohë, në arkivë gjendet një foto kur Hueyda në shkurt të këtij viti u shfaq para publikut pa kaçurrelat që e karakterizonin. Ajo ndau një foto në rrjetet sociale me look-un e ri. “Unë nuk mund ta ndryshoj botën, por mund të ndryshoj stilin e flokëve të mi”, shkruante Hueyda.

Një muaj më vonë në mars të këtij viti ajo humbi një person shumë të shtrenjtë për gjyshen e saj.  “Si mund të them unë ty lamtumirë e shtrenjta ime, o nona ime gojëëmbel, shpirti im, zemra ime. Ndihem jetime sot”, shkruante mes të tjerash artistja. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!