Në Dinamo-Egnatia ndodh gjithçka, por në fund ndajnë pikët, VAR protagonist

schedule18:48 - 22 Nëntor, 2021

schedule 18:48 - 22 Nëntor, 2021

Dinamo-Egnatia po luajnë ndeshjen e javës së nëntë të kategorisë në stadiumin “Elbasan Arena”, ku pjesa e parë është mbyllur me shifrat

Skuadra e Egnatias ka arritur të kalojë në avantash e para me anë të një penalltie të shënuar në gol nga Bruno Telushi 7’. Një harkim i bukur nga Jackson që preket me dorë nga mbrojtësi i Dinamos Maliqi që për gjyqtarin kryesorë s’ka dyshime dhe 11-metërsh.

Në minutën e 18 blutë mund të ndëshkoheshin përsëri ,teksa Imerin pa që sfera shkoi ngjitur me shtyllën e mbrojtur nga Bakaj.

Portieri i Egnatias Puja në minutën e 19 bën rolin e shpëtimtarit, që grushton kështu një gjuajtje potente të Mihanës,  por gjithsesi goli i barazimit për Dinamo nuk do vononte dhe në minutën e 32 ka sërish penallti këtë herë në favor të bluve me kapitenin Ibrahimi që nuk gabon përballë gardianit të portës së Egnatias, duke barazuar kështu rezultatin 1-1.

Mbyllet kështu edhe pjesa e parë mes dy skuadrave që shkojnë në dhomat e zhveshjes në baraspeshë.

Bakaj bën shpëtimtarin, pret penalltinë e Augustro në minutën e 50. Pritje e jashtëzakonshme nga Edvan Bakaj, i mohon golin e epërsisë Egnatias teksa 11-metër larg portës ka neutralizuar  gjuajtjen e Pedro Augustro.

Dinamo kërkon vazhdimisht golin e epërsisë teksa i është anuluar një penallti nga sistemi VAR në minutën e 67.

Teksa shënohej minuta e 82 Egnatia arriti të kalonte në avantash por goli është anuluar përsëri nga sistemi VAR.

Në këto minuta të mbetura të dyja skuadrat kërkuan golin e fitores por pa mundur të realizonin.

Nga ky barazim Egnatia arrin në kuotën e 11 pikëve ndërsa Dinamo grumbullon 10 pikë në 9 javë të luajtura.