Dinamo-Egnatia, trajnerët Shkëmbi dhe Magani zgjedhin titullarët

schedule16:34 - 22 Nëntor, 2021

schedule 16:34 - 22 Nëntor, 2021

Dinamo-Egnatia është takimi i parë i ditës së sotme, i vlefshëm për javën e nëntë të kampionatit.

Kjo ndeshje do të luhet në “Elbasan Arena” në orën 16:45, një sfidë e luftuar ku të dyja skuadrat vijnë nga fitoret respektive kundër Kukësit dhe Tiranës në “Kupën e Shqipërisë”.

Blutë kërkojnë 3 pikët pas dy javëve me rezultate negative, ndërsa rrogozhinasit tentojnë 3 pikët që i afrojnë me vendin e tretë.

Dinamon dhe Egantian i ndan vetëm 1 pikë në tabelën e klasifikimit, blutë mbajnë vendin  e 8-të me 9 pikë ndërsa Egnatia vendin e 6 me 10 pikë në 8 javë të luajtura.

Bledi Shkëmbi dhe Gugash Magani kanë zgjedhur edhe lojtarët që do të nisin ndeshjen titullarë. Për blutë mungesa të konfirmuara janë Sidibe dhe Haxhiu.

Formacionet zyrtare:

Dinamo – Bakaj; Siljanovski, Imami, Sofranak, Isaevski; Maliqi, Demiri; Mihana, Gavazaj, Ibraimi; Çinedu. Trajner: Bledi Shkëmbi.

Egnatia – Puja; Ymeralilaj, Krasniqi, Allmuça, Krivanjeva; Xhekson, Imeri, Iseni, Telushi, Cyrbja; Pedro Augusto. Trajner: Gugash Magani. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!