Dy zgjidhjet natyrale për dhimbjen e dhëmbit para se të shkoni te dentisti

schedule15:15 - 22 Nëntor, 2021

schedule 15:15 - 22 Nëntor, 2021

Dhimbja e dhëmbit është padyshim një nga dhimbjet më të këqija që mund të ndjeni.

Gjëja më e keqe është se patjetër do të keni dhimbje gjatë natës dhe nuk do të mund të shkoni te dentisti.

Pra, në rast se ju dhemb dhëmbi dhe derisa të vizitoni apo konsultoheni me dentistin, shihni më poshtë dy zgjidhje natyrale, të cilat funksionojnë, nëse ju dhemb dhëmbi gjatë natës.

Pastë hudhër

Shkrini hudhrat dhe bëni një pastë. Vendosni një sasi të vogël të saj në dhëmbin tuaj që ju dhemb. Arsyeja që hudhra këtu funksionon si ilaç është alicina që përmban, e cila ka veti antibakteriale dhe neutralizon bakteret që shkaktojnë dhimbje dhëmbi.

Qese çaji të freskët

Merrni një qese të freskët me çaj të zi, e cila qëndron në dhëmbin që ju dhemb ose në anën nga e cila ndjeni dhimbjen që ju vjen. Ajo që bën çaji/ mjekësia janë taninet. Këta janë përbërës që gjenden në çajin e zi dhe në këtë rast, konsiderohen shpëtimtarë për lehtësimin e dhimbjes së dhëmbit./abcnews.al