Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Flija në një shtrat që gjeta në plehra”, aktori i njohur rrëfen periudhën e vështirë të jetës

schedule14:39 - 22 Nëntor, 2021

schedule 14:39 - 22 Nëntor, 2021

Paul Rudd, i cili u përzgjodh si burri më seksi i vitit 2021, ka zbuluar se ka fjetur në një dyshek që gjeti në plehra në fillimet e tij. Gjatë një interviste në “Late Night With Seth Meyers”, aktori tregoi se si ai dhe miku i tij qëndronin në një shtëpi të rrënuar në Los Angeles.

“Unë nuk kisha para. Unë jetoja me disa miq. Makina ime ishte e tmerrshme – gjithmonë do të prishej. Më kujtohet shoku im i dhomës, Bo, i cili më shpesh do të më duhej të më çonte në punë sepse makina ime ishte gjithmonë në servis.”, theksoi ai.

Paul Rudd: Në fillim të karrierës sime isha duke fjetur në një shtrat që gjeta në plehra - 2

“Në fakt nuk kisha shumë mobilje. Dhe gjeta një dyshek pranë koshit të plehrave. Mendova se ishte një shtrat i ëmbël dhe i lirë. E çova në dhomën time dhe më pas fjeta mbi të. U zgjova të nesërmen në mëngjes i mbuluar me gunga të kuqe.”, tha Rudd, i cili tani është një nga aktorët më të njohur në Hollywood.

Paul Rudd: Në fillim të karrierës sime flija në një shtrat që gjeta në plehra - 3

Paul Rudd: Në fillim të karrierës sime flija në një shtrat që gjeta në plehra - 4Paul Rudd: Në fillim të karrierës sime flija në një shtrat që gjeta në plehra - 5

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!