Dëmtimi më pengoi të kaloja në “Camp Nou”, Sanches i dërgon ‘sms’ Milanit

schedule12:15 - 22 Nëntor, 2021

schedule 12:15 - 22 Nëntor, 2021

Lojtari i Lille, Renato Sanches, është një nga lojtarët kryesorë të ekipit në kampionatin francez, i cili në merkaton e verës ishte dëshira e disa skuadrave, por “fati i keq” i tij e detyroi te qëndronte në Ligue 1.

Në një intervistë për “L’Equipe”, ka konfirmuar se ka qenë shumë afër transferimit në “Camp Nou” por një dëmtim në momentin e fundit e pengoi kalimin e tij te Barcelona.

Mesfushori portugez tregoi edhe skuadrën që i pëlqen  më shumë, teksa nuk nguroi të thoshte Milanin.

“Nëse nuk do të isha lënduar, do të kisha nënshkruar për Barçën këtë verë. Barça dhe Lille ranë dakord, kishte një marrëveshje mes palëve. Në fillim u trondita që, për një dëmtim, nuk mund të transferohesha në “Camp Nou”, por pastaj mendova për perspektivën. Futbolli ka të bëjë me ulje-ngritje dhe unë jam mësuar me të. Nuk mendova më për klubet e interesuara, por u fokusova në riaftësimin tim.

Milani? Po, është një klub i madh dhe historik dhe shumë stil… Më pëlqen. Edhe Arsenali ndoshta është interesuar, por nuk e di. Kam folur me përfaqësuesin tim, e di se cilat klube po telefonojnë dhe cilat jo, por tani nuk mund ta them më shumë. E di që jam gati. Nëse një ofertë vjen, do të shoh çfarë është më e mira për mua”, deklaroi Sanches.  /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!