Naftëtarët e Ballshit siç lajmëruan të premte janë mbledhur për të protestuar sërish paraditen e sotme tek rafineria. Ata dyshojnë se uzina do të shitet për skrap. Një prej tyre tha ndër të tjerë se nuk do të ketë palë, nëse në tryezë nuk ka edhe përfaqësues të naftëtarëve.
“U ndërtua që në vitet ’70. Këtu ku kanë lënë jetën shumë nga naftëtarët. Edhe gjatë periudhës që keni qenë nën mbrojtjen e paketës financiare që ofroi zoti Rama kanë ndërruar jetë 15 kolegë.
Kjo është jeta e një naftëtari, që ka marrë fenolet në gjak dhe karbonin në mushkëri dhe nga Covid, shumë nga kolegët tanë nuk arritën të shikonin gjyqin, nuk i çuan ato lekët te fëmijët në shtëpi.
Sot jemi përballë një fakti tjetër që këta frikacakë që vijnë natën dhe sjellin kontejnerë këtu, nuk vinë sot të zbardhin cila është akt-marrëveshja që kanë bërë midis palëve, banka dhe kompanitë e ndryshme që vinë për ta bërë skrap rafinerinë.
Le të vijë këtu, i drejtohemi ministres, ashtu siç u sit rafineria e Fierit që doli në ankand, edhe ky kombinat le që ndodh, se duhet të dalë me vendim parlamenti të shpallet falimenti i Armo, por marrin vendime sikur nuk ekziston kjo kompani fare. Marrin vendime natën, jo ditën.
Vendimet merren në Parlament. Le të thonë që nuk ka të ardhme dhe le ta mbyllin. Nuk ka për të pasur palë këtu pa qenë naftëtarët në tryezë, të gjithë ta kenë të qartë. Këto dytë kanë hequr edhe dy pompa,” u shpreh ai. g.v/abcnews.al