Refluksi gastrik, Daka: Ndodhin rreth 50 episode të kthimit të ushqimit në ditë, çfarë duhet shmangur

schedule09:57 - 22 Nëntor, 2021

schedule 09:57 - 22 Nëntor, 2021

Mjekja nutricioniste Albana Daka, në rubrikën “Abc-ja e Shëndetit” në emisionin e mëngjesit në ABC, foli për refluksin, shkaktarët dhe trajtimin e tij. Dr. Daka tha se sëmundja e refluksit gastroezofageal është sëmundja më e shpeshtë e ezofagut dhe ka të bëjë me rikthimin e sekrecioneve. Daka thotë se prek kryesisht personat mbipeshë dhe obezë, konsumatorët e duhanit apo ata që ndjekin një regjim jo të shëndetshëm ushqimor.

Ndihet kryesisht natën dhe te personat që hanë me porcione të mëdha dhe shumë vonë. Gjatë natës, mjekja tha se nuk duhet të flini me jastëk të sheshtë por koka dhe shpatullat duhet të qëndrojnë përafërsisht 45 gradë në mënyrë që të mos kemi kthim të lëngjeve mbrapsht.

“Refluksi gastroefagal ndodh në persona mbipeshë apo obezë. Ndodhin në persona që janë fumatorë, konsumatorë të duhanit për shumë gjatë, te ata që nuk arrijnë ta menaxhojnë stresin psikologjik, kanë episode shumë të shpeshta të stresit që ndikon te stomaku, te persona që janë në peshë normale dhe që abuzojnë me regjimin ushqimor, me alkoolin, kanë një ditë boshe nga vaktet ushqimore dhe bëjnë një darkë shumë të madhe dhe të vonë.”, tha Daka.

Daka thotë se nëse “nuk e korrigjojmë regjimin, problematikat do të vazhdojnë. Nëse i çojmë organizmit ushqimi që rrisin inflamacionit, padyshim që dhimbja e stomakut do të vazhdojë dhe pas marrjes së medikamenteve që ulin aciditetin e stomakut.” Më tej, Daka shpjegoi se duhet ndjekur një regjim i “varfër” në yndyrna dhe proteina, të cilat kërkojnë kohë për t’u tretur. Cilat ushqimet duhet shmangur?

Së pari, regjimi nuk duhet të jetë me vakte të mëdha, një person që ka refluks duhet të ketë vakte të shpeshta me porcione të vogla, që i japin kohë stomakut të prodhojë sasinë e duhur të lëngjeve dhe duke bërë tretjen korrekte. E dyta, mos të abuzojmë me llojet e ushqimet që konsumojnë, rekomandojmë një regjim të varfër në yndyrna dhe proteina pasi janë dy elementë të rëndësishëm të regjimit por duhet një prodhim lëngjesh më i madh se te karbohidratet.

Në këtë rast i rekomandohet një regjim jo shumë të pasur në yndyrna por duke marrë proteinat bazë të mishit, peshku, mishi i bardhë i pulës pa lëkurë, mishin e kuq pa dhjamë. Rekomandohen bulmetrat në sasi të moderuar, nuk duhen ushqimet e fermentuara. Birra, kërpudhat, që janë ferment vetë, uthulla nuk rekomandohet por rekomandohet në sasi të limituar dhe limoni. Përfshirë dhe domatet, portokallin pasi rrisin aciditetin e stomakut. Nuk rekomandohet në bulmetra kosi shumë shpesh se është i fermentuar, asnjë lloj salce apo sosi që është e paketuar sepse majaja është si konservant.

Nuk rekomandohet ushqimet që janë të gatuara më parë se 24 orë, nuk duhen ruajtur në pjesën e ftohjes por të ngrirjes sepse stopohet fermentimi dhe i rifusim në furrë. Pijet me kafeinë, një kafe në ditë por dhe sikur të jetë një në disa ditë do të ishte mirë. Çaji i zi, jeshil apo çarjat që përmbajnë kafeinë, nuk rekomandohen ushqimet e skuqura por dhe shumë të pjekura të cilat duan shumë punë për tu tretur dhe sa më shumë stomaku të vihet në lëvizje aq më shumë acid klorhidrik të prodhohet.”, tha Daka.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!