Ylli Ramadani dhe Drin Idrizi janë dy të rinj shqiptarë që pasionin për videolojërat e kanë kthyer në një “profesion”. Gjatë një interviste për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ata treguan se gjithçka nisi thjesht si pasion por me kalimin e kohës, filluan të merrnin të ardhura nëpërmjet këtyre lojërave.
Ata morën pjesën në kampionatin botëror që u mbajt në Izrael, ku bashkë me ekipin e tyre siguruan vendin e tretë. “Fillimisht kemi luajtur për qejf, ku mesatarisht një lojë është 40 minuta. Por duke pasur qëllim Izraelin është dashur me shpenzuar rreth 8 orë në ditë para PC-së, duke luajtur 10 lojëra me qenë në formën më të mirë.
Në Izrael kemi marrë vendin e tretë dhe fituesi ka pasur 4 mijë euro mirëpo në rastin tonë, medalja ka qenë ajo që ia vlen.“, tha Drini. Madje, nëpërmjet video lojërave Ylli është njohur dhe me vajzën, e cila do të bëhej gruaja e jetës së tij.
“Duke luajtur, duke pasur komunikim me të tjerët, vendosëm të bënim një udhëtim në Turqi dhe ku jemi takuar. E kemi pëlqyer njëri-tjetrin.”, tregoi ai.
/abcnews.al


