Kur kanë kaluar gati 2 javë nga hapja e garës për prokurorët që do të jenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, të njohur si SPAK, pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë janë paraqitur vetëm dy aplikime. Ata janë prokurorët Klodian Braho dhe Besnik Muçi, prokurorë pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda.
Gara për SPAK u hap nga KLP në 7 janar 2019. Sipas një vendimi të KLP SPAK do të ketë në trupën e saj 15 anëtarë. Kandidatët duhet të përmbushin disa kritere, mes të cilave ushtrimi i detyrës së prokurorit për jo më pak se 10 vite, të mos ketë masë disiplinore në fuqi, si edhe dhënie e pëlqimit për kontroll periodik të llogarive bankare të dhe komunukimeve telefonike të tij dhe të familjarëve. /abcnews.al