Në prag të festave, mjekët apel për të ndaluar grumbullimet

schedule15:50 - 21 Nëntor, 2021

schedule 15:50 - 21 Nëntor, 2021

Nga Ajgena Korbi

Ndërsa disa qytete po përgatiten për të festuar 28-29 nëntorin ekspertët e shëndetësisë vijojnë apelin për ndalim të grumbullimeve.

Epidemiologu Ilir Alimehmeti thotë se COVID 19 po gjen terren mes personave të pa imunizuar dhe apelon për vaksinimin e tyre.

Dimri parashikohet të jetë më i vështirë për shkak të bashkë qarkullimit të Covid, virozave të stinës  dhe gripit që tashmë është identifikuar dhe në vendin tonë. Megjithëkëtë mjeku mendon se situata nuk do jetë si viti i kaluar.

Numri i të shtruarve  dhe rastet e rënda që po trajtohen në spital javën e fundit kanë pësuar rënie graduale. Shumica e pacientëve sipas mjekëve  nuk e kanë bërë vaksinën anti COVID dhe nuk janë infektuar më herët me koronavirus.

TABELA- TË SHTRUARIT NË SPITAL

13 nëntor 176 pacientë  26  në terapi intensive

14  nëntor 186 pacientë   25 në terapi intensive

15 nëntor 172 pacientë    29  në terapi intensive

16 nëntor 166 pacientë    29  në terapi intensive

17 nëntor 164  pacientë    26 në terapi intensive

18 nëntor  157  pacientë  23 në terapi intensive

19 nëntor 153   pacientë 17  në terapi intensive

20  nëntor 139  pacientë  15 në terapi intensive

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!