Shtatë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

schedule15:13 - 21 Nëntor, 2021

schedule 15:13 - 21 Nëntor, 2021

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë (MSH) njoftoi të dielën (21 nëntor) se gjatë 24 orëve janë regjistruar edhe shtatë raste të reja të të infektuarve me koronavirusin e ri.

Shifra bazohet në 1.524 mostra të testuara.

Në 24-orëshin paraprak nuk u regjistrua asnjë viktimë nga koronavirusi, ndërsa u shëruan 33 pacientë.

Raste aktive aktualisht janë 326.

Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 170.000 raste të infektimit.

Më herët, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se në spitalet publike trajtim mjekësor nga COVID-19 po marrin 42 pacientë.

“Prej tyre 12 të konfirmuar me COVID-19 dhe 32 të tjerë post-Covid. Me oksigjeno-terapi janë 12 pacientë, kurse nuk ka pacientë në mjekim intensive”, thuhet në njoftim.

Sa i takon vaksinimit deri më 21 nëntor mbi 755.000 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Prej fillimit të vaksinimit, në muajin mars, në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë mbi 1.600.000 doza të vaksinës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!