Fier, 34 vjeçarja rrëzohet nga ura dhe përfundon në spital

schedule14:56 - 21 Nëntor, 2021

schedule 14:56 - 21 Nëntor, 2021

FIER-Një 34 vjeçare është rrëzuar nga një urë në fshatin Kuman, Roskovec duke rënë në kanal. Sipas policisë ngjarja dyshohet se është aksidentale. Gruaja e rrëzuar ka përfunduar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.

Në fshatin Kuman, Roskovec, dyshohet se është penguar dhe është rrëzuar aksidentalisht nga ura dhe ka rënë në kanal, shtetasja M. L., 34 vjeçe, banuese në fshatin Kuman, e cila ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve“, thotë policia. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lexo edhe: Pas të moshuarës në Sarandë e punëtorit në Durrës, një 20-vjeçare bie nga lartësia në Tiranë

Kjo është ngjarja e 4 e rëndë e regjistruar sot, bashkë me ato në Sarandë, Durrës e Tiranë. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!