“Jetë pa lidhje”, dyshohet se u vetëvra pas sfidës në “Tik Tok”, çfarë shkruante në rrjetet sociale i mituri

schedule14:22 - 21 Nëntor, 2021

schedule 14:22 - 21 Nëntor, 2021

Lushnja u trondit ditën e djeshme ku një 13-vjeçar i dha fund jetës duke u vetëvarur. Kanë qenë prindërit e tij që e kanë gjetur të varur në banesë dhe në përpjekje për ta shpëtuar e kanë dërguar në spitalin e Lushnjes, por atje ka mbërritur pa shenja jeta.

Dyshohet se i mitur e ka ndërmarrë aktin ekstrem në tentativë për të kryer video në “Tik Tok”. Ai mësohet se është gjetur i varur me një spango, ndërsa grupi i hetueseve pistën kryesore për zbardhjen e ngjarjes kanë atë të filmimit të një video për rrjetet sociale.

Mësohet se grupi hetimor po analizon profilin e të ndjerit në aplikacionin “Tik Tok” ku nga videot që postonte dukej se flitej për vetmi të thellë.

Disa nga postimet e të miturit:

 “Vetmi nuk do të thotë të jesh vetëm, por të kesh një zemër të vetmuar”, “jeta ime është mbushur me errësirë, prandaj unë rri në errësirë”.

Ndërkohë në një tjetër video shkruante; “jetë pa lidhje, probleme pa zgjidhje, botë me shumë ngjyra, njerëz me dy fytyra”.

Lidhur me këtë ngjarje tronditëse, ka ardhur një reagim edhe nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi. Ministrja që shkruan se është e tronditur, ndërsa ka ngritur alarmin e keqpërdorimit që fëmijët iu bëjnë rrjeteve sociale. /abcnews.al/|


Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!