Aksidentet rrugore, Qato: Ka shtim të përdoruesve të makinave, fenomen përdorimi i celularëve

schedule12:43 - 21 Nëntor, 2021

schedule 12:43 - 21 Nëntor, 2021

Sot në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Aksidenteve Rrugore, Drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato, u ka bërë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të kenë kujdes dhe të shmangin aksidentet, duke shpëtuar jetë. Në një prononcim për mediat, Qato tha se shifrat e aksidenteve dhe të viktimave në të gjithë botën janë alarmante.

Nuk është vetëm policia për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, por janë vetëm qytetarët. Nëse u referohem statistikave në botë, shifrat janë alarmante, janë kambanë alarmi për çdo përdorues rruge. Po t’i referohem statistikave të vendit tonë, kemi një ulje vit pas viti, por nuk jemi ende ku duhet, pasi ne duam që të kemi në minimum ose fare aksidente rrugore”, tha Qato.

Më tej u bëri thirrje të gjithë shoferëve dhe qytetarëve që të respektojnë rregullat, siç është shpejtësia, rripi i sigurimit, përdorimi i alkoolit etj. “Zbato rregullat, ke një jetë të shpëtuar”, tha ai.

Një fenomen, Qato shtoi se është edhe përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të makinës.

Edhe nëse një këmbësor gabon përdoruesi i mjetit duhet të jetë shumë i kujdesshëm për të shpëtuar një jetë. Vëmendje kryesore do ti kushtohet rritjes së sigurisë ku qarkullojnë fëmijë, pranë shkollave kopshteve. Duhet të jemi të kujdesshëm me shpejtësinë. Zbato rregullat ke një jetë të shpëtuar, ky është motivi kryesor. Policia ka shtuar flotën e saj  të mjeteve, me qëllim për të evidentuar ccdo shkelje. Këto mjete kanë një perceptim të saktë në ccdo shkjelje, Qëllimi jon ësështë të rrisim masat administrative por të sensibilizojmë dhe të shoëtojmë jetë.

Policia ka një databazë, por nuk menduam se ishte sot vendi për të bërë një përshkrim të statistikave. Po ti referohemi statistikave kemi një ulje të vazhdueshme vit pasi viti, përsëri nuk jemi aty ku dëshirojmë.  Po të bëjmë një krahasim me vitin 2019, kemi një ulje prej 17 të vdekur më pak. Ka vazhdimisht ulje poërvecc vitit 2020. Ka një shtim të përdoruesve të mjeteve, është shtuar përdorimi i mjeteve, i rrugës, jemi në porporcion jo të drejtë sepse shtohen përdoruesit e mjeteve dhe shoferëve. Drejtues që përdorin alkool është shumë e rëndë, parakalime të gabuar, një fenomen është përdorimi i celularëve në përdorim të makinës”, shtoi Qato. be.k/abcnews.al