Charles Manson, vrasësi më famëkeq i historisë që urdhëroi ndjekësit e tij të kryenin një varg vrasjesh brutale dhe terrorizoi kombin amerikan në vitet 60, ka vdekur në moshën 83 vjecare.
Vrasësi serial më i famshëm që ka njohur Amerika në vitet 60 ka vdekur për shkaqe natyrale në spitalin e Kaliforinisë të dielën. Manson lideri i sektit të njohur si “Familja Manson” drejtoi një valë dhune dhe terrori në gusht të viti 1969, që i mori jeten 7 personave në Los Angles. Mdis viktimave të vrasjeve ishte edhe aktorja e Hollivudit Sheron Tate, bashkëshortja e Roman Polanskit.
Gjatë vrasjeve grupi i Manson përdori një dhunë të tmerrshme që tronditi dhe frikësoi shoqrinë, shkak për këtë u bë shkrimet me gjakun e viktimave në mure dhe goditjet me thikë me shumë se 169 herë. Ndjekësit e Manson e shikonin atë si rimishërim të Jezu Krishtit, për këtë ndikonin karizma dhe drogra që u jepte.
Manson mori 9 dënime me burgim të përjetshëm dhe kaloi më shumë se 40 vjet në burg. Makabriteti i vrasjeve e ktheu Manson në person të njohur si vrasës serial dhe udhëheqës sekti, kjo bëri pjesë të librave dhe filmave të shfaqur në të gjithë botën./abcnews.al