Një nga konkurrentet më ekspresive në Dance Reality Show “T’ka mami yll”, Aurora i ka përlotur të gjithë mbrëmjen e sotme. Ajo përpara sfidës me Rejanën, ka bërë një përshëndetje për dajën e saj, i cili ka pësuar një aksident dhe ndodhet prej tre muajsh i shtruar në një spital në Itali.
“Doja të përshëndesja dajën tim që e kam në Itali dhe prej tre muajsh është në spital dhe ka pësuar një aksident”, tha Aurora me lot në sy.
Kjo ka bërë që të gjithë të preken, duke e inkurajuar vogëlushen që këtë trishtim ta kthej në forcë për të vazhduar garën më tej. /abcnews.al/