Në gjykatën e Shkodrës është dhënë masa e sigurisë për 8 të ndaluarit në kuadër të operacionit “North Forex”.
Gjykata pasi ka shqyrtuar provat e prokurorisë ka vendosur “detyrim paraqitje” për të ndaluarit, të cilët kanë qenë punonjës të kompanisë.
Pala mbrojtëse ka kërkuar lirimin, pasi të arrestuarit nuk kanë pasur dijeni për skemën e mashtrimit që pretendohet.
Lexo edhe: EMRAT/ Si u kapën 8 personat që mashtronin në “Call Center-in” në Shkodër
Në kuadër të operacionit policor të koduar “North Forex” për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimeve kompjuterike u arrestuan shtetasit: Elisa Kolndreu, Olda Shpendi, Aishe Baci, Senada Alija, Sonila Alija, Ervin Osja, Nikolin Toma dhe Ysniela Dalipi. /abcnews.al