Iku me 4 000 euro në shtëpi! Të gjithë me gojë hapur, çfarë ndodhi mbrëmë me Kutia 21

schedule10:14 - 20 Nëntor, 2021

schedule 10:14 - 20 Nëntor, 2021

“Ke plane”? Ishte pyetja që moderatori Enkel Demi i drejtoi Xhulias, lojtares së djeshme te Kutia 21. “Patjetër” i tha ajo kur nisi lojën, duke treguar bindjen për të shkuar në shtëpi me një shumë të konsiderueshme parash. Xhulia me profesion hoteliere arriti të fitojë 4 mijë euro, shuma më e madhe e fituar që nga nisja e emisionit në ekranin e ABC-së.

Më e bindur se kurrë dhe e vendosur në atë që kërkonte, Xhula refuzoi herë pas here ofertat nga bankeri Edi Oga. Pasi humbi 10 mijë eurot, Xhulia kishte ende mundësinë për të fituar shumën tjetër më të madhe, 4 mijë euro. Ndërsa në lojë kishin mbetur 150, 500, 1 000 dhe 4 000 euro, ofertat nga bankieri sa vinin e rriteshin.

Emocionet u shtuan dhe loja u bë më e fortë kur mbetën vetëm dy kutitë e fundit, 150 dhe 4 mijë euro. Por as kësaj radhe Xhulia nuk u tundua. Ajo zgjodhi sërish të refuzojë ofertën e bankerit. “Vazhdoj lojën, Kam shumë bindje, thjesht kam ndjesi.”, tha Xhulia duke refuzuar ofertën më të madhe të marrë, 1150 euro dhe duke marrë 4 mijë euro që kishte në kutinë e saj.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!