Akuza e çuditshme, trajnerin gjerman e hetojnë për certifikatë vaksinimi false

schedule21:59 - 19 Nëntor, 2021

schedule 21:59 - 19 Nëntor, 2021

Trajneri i Werder Bremen, Markus Anfang, është nën hetim, pasi akuzohet për përdorim të certifikate të rreme vaksinimi kundër COVID-19.

Anfang ka vënë në siklet edhe klubin gjerman, pasi u njoftua nga autoritete për nisjen e hetimeve. Menjëherë drejtuesit e Werder kanë folur me trajnerin e tyre.

Markus ka mohuar në mënyrë kategorike akuza dhe ka thekuar se është vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës, në një qendër zyrtare vaksinimi, dhe pret që kjo çështje të mbyllet sa më shpejt. / abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!