Mbrojtësi i krahut të djathtë, Kieran Trippier pritet të jetë përforcimi i parë i Manchester Unitedit në merkaton e janarit.
Mediat britanike kanë raportuar të premten se United tashmë ka arritur marrvëeshje si me Trippier, ashtu edhe me Atletico Madridin për 20 milionë euro.
Anglezi ka kohë që ka kërkuar kthimin në Angli dhe me United pritet të firmos kontratë deri në verën e vitit 2024.
Ai te Atletico u transferua në vitin 2019 nga Tottenham dhe këtë sezon ka 15 paraqitje në të gjitha garat. Trippier ka kontratë me spanjollët deri në vitin 2023. /abcnews.al/