“Që ditën e parë zini një shok ose shoqe”, Bora Muzhaqi këshilla për të rinjtë ekselentë

schedule11:45 - 19 Nëntor, 2021

schedule 11:45 - 19 Nëntor, 2021

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot “Medalje të Artë” për maturantët ekselentë. Në ceremoninë e organizuar në Kryeministri, ishte e pranishme edhe Bora Muzhaqi, Ministre për Rininë dhe Fëmijët. Gjatë fjalës së saj, kjo e fundit dha dy këshilla për të rinjtë.

“Më ikën zëri sa herë jam para jush. Dua t’ju them urime, e di shumë mirë q kjo medalje, për mua është vetë fillimi, është një arritje në një varg të gjerë arritjesh. Mezi pres ti gëzoj aty me ju. Përveç urime, dua t’ju them se do të jem gjithnjë pranë jush kur të keni mendime, por edhe për të qen përkrahje që ta shihni të ardhmen në Shqipëri. Ka gjithnjë edhe sfida, por kjo nuk duhet të jetë demotivim për ju.

Kam dy këshilla, bëni një shok dhe shoqe që ditën e parë sepse çdo rrugëtim do të kush gjithnjë dikë përpara. Këshilla e dytë lidhet me mësimet. E di që jo të gjitha mësimet janë interesante. Çdo lëndë ta shihni si lëndën që është më e bukura që keni bërë ndonjëherë. Edhe në punësim do të keni sfida. Ditët e para do ju duket sikur nuk janë punë të vlefshme, por pasi ta shikoni pas shumë vitesh e kuptoni se ato punë janë thelbësore.

Lexo edhe: Rama, medalje për maturantët ekselentë: Në familje të varfra kam takuar fëmijë që shkëlqenin në mësime

Sado këto sfida nuk duhet të jenë demotivim për ju. Do të shtoja se brezi juaj, rreth 800 prej jush i kam takuar. Kam vënë re se jeni shumë të guximshëm.

Thonë që rinia është e ardhmja, unë s’jam shumë dakord, unë mendoj se jeni e tashmja. Duhet të punojmë të gjithë së bashku. Jam shumë shpresëplotë se e ardhmja juaj është e ndritur,” tha Muzhaqi. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!