“Më ke prekur aty ku nuk duhet”, përlotet Erion Isai: U kam hyrë në hak

schedule10:35 - 19 Nëntor, 2021

schedule 10:35 - 19 Nëntor, 2021

Erion Isai është një nga aktorët shqiptar që prej disa vitesh është bërë pjesë e politikës. I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai tregoi se nuk i mungon skena pasi për 17 vite ka dalë çdo të dielë në ekran.

Isai tha se tani ka dëshirë të mbahet mend si kryetari i bashkisë që solli ndryshimin në Ersekë, duke e cilësuar këtë mandat shumë të vështirë lidhur me tërmetin dhe më pas pandeminë.

“U bën tre vite e gjysmë që e kam lënë skenën si aktor por nuk më mungon. Më mungon autorësia e teksteve dhe emisioneve. Dola për 17 vjet çdo të diel dhe nuk më mungon. Për sa kohë nuk të mungon vëmendja mediatike, prej punës ti e merr vëmendjen e duhur.

U bën dy vite e gjysmë në krye, një mandate i vështirë se ndodhi tërmeti dhe kryqëzoi bashkinë e Ersekës, më pas pandemia, nganjëherë më duket sikur jam kryetar i emergjenca civile. Mua më pëlqen të kemi debat, se unë e kam ndarë mendjen të mos bëj vetëm punën, po të bëj ndryshim.

Do doja shumë që kur unë të iki nga bashkia, njerëzit të thonë pikën ‘a’ e bëri ‘b’”, u shpreh ai.

Më tej, Isai foli edhe për familjen. Ndërkohë që sytë ju mbushën me lot tha se i ka hyrë në hak, pasi ka qenë shumë i angazhuar.

“I kam hyrë shumë në hak E’duas, që nuk kam qendruar me të. Në fakt të trejave. Më ke prekur aty ku nuk duhet. Ajo ka lindur 24 shtator dhe unë kam qenë me fushatën, vija vonë në darkë në shtëpi”, deklaroi aktori referuar dy vajzave dhe bashkeshortes.l.k/abcnews.al