Nëna e mbretëreshës e cilësoi dikur topolake, kukulla “Princesha Elizabeth” del në ankand

schedule10:10 - 19 Nëntor, 2021

schedule 10:10 - 19 Nëntor, 2021

Një kukull e Mbretëreshës Elizabeth, që nëna e saj thuhet se nuk e miratoi sepse e bënte të dukej “shumë topolake” do të dalë në ankand.

Kukulla Princesha Elizabeth nga prodhuesit gjermanë Schoenau & Hoffmeister, me etiketën e saj origjinale, po shitet si pjesë e një koleksioni prej rreth 500 kukullash.

Daniel Agneë, nga Special Auction Services, tha se koleksioni vlen nga 40,000 deri në 60,000 dollarë. Ndërsa një kukull është vlerësuar nga 500 deri në 800 dollarë. Ajo nuk mori ndonjë vlerësim shumë të madh, pasi nuk pati miratimin mbretëror.

Sipas BBC, pronarja e kukullave, Betty Fox nga Nottinghamshire, vdiq në vitin 2019 në moshën 95-vjeçare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!